Ndërlidhjet

Irak: Numri i të vrarëve nga sulmet me bomba arriti në 13


Së paku 13 vetë janë vrarë sot në dy sulme me bomba në Irak.

Policia tha se militantët e dyshuar e kanë sulmuar me bombë shtëpinë e dy policëve dhe të familjeve të tyre, në jug të Bagdadit, me ç’rast kanë vrarë 10 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sulmi ndodhi në qytetin e banuar me shumicë shiite, Musajab, që ndodhet në rajonin e përzier sektar.

Në Kirkuk, në veri të kryeqytetit Bagdad, së paku tre vetë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, nga sulmi me bombë kundër një motoçiklete në qendër të qytetit.

Ky ishte sulmi i fundit në valën e dhunës që ka shpërthyer pas tërheqjes së trupave amerikane në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG