Ndërlidhjet

Dhunë në Kaukaz, 12 të vrarë


Dymbëdhjetë persona, përfshirë një lider islamik dhe oficerë ushtarakë, janë vrarë sot në incidente të ndara në rajonin e Kaukazit.

“Kreu i separatistëve islamikë në provincën e Ingushetisë dhe dy ushtarë kanë humbur jetën nga të shtënat në fshatin Ekajevo”, ka deklaruar Nikollaj Sincov, zëdhënës i Komisionit rus për luftën kundër terrorizmit.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë, Vjeçesllav Gasanov, ka bërë të ditur se katër oficerë të ushtrisë ruse dhe pesë ushtarë janë vrarë në provincën fqinje të Dagestanit.

Trupat ruse kontrollojnë shumicën e qyteteve të Kaukazit, por e kanë të pamundur t’i ndalojnë lëvizjet e armatosura në territorin e vështirë malor.
XS
SM
MD
LG