Ndërlidhjet

Arestohet vrasësi i 75 njerëzve


Autoritetet në shtetin veri-lindor të Meksikës, Nuevo Leon, kanë arrestuar një person që ka pranuar se ka vrarë 75 njerëz.

Zyra e Prokurorisë Publike ka njoftuar se Elizondo Flores, 35 vjeçar, i njohur “Arabi” është arrestuar më 20 janar me tre persona të tjerë.

Tre anëtarë tjerë të celulës kriminale të udhëhequr nga “Arabi” mbeten në arrati.

Elizondo Flores, që dyshohet se i takon bandës së drogës Los Zetas, ka pranuar mes tjerash, se ka vrarë pasagjerë të rëndomtë të autobusit, gjashtë oficerë policie dhe madje edhe dy vajza të vogla.
XS
SM
MD
LG