Ndërlidhjet

Katër vetë pranojnë komplotin për sulmin ndaj Bursës së Londrës


Në Britani katër persona që përshkruhen si islamistë kanë pranuar në gjykatë se kanë planifikuar që të shpwrthejnw një bombë në Bursën e Londrës në vitin 2010.

Muhamed Çovdëri, Shah Rahman, Gurukant Desai dhe Abdul Miah kanë pranuar të mërkurën, se janë angazhuar në kryerjen e përgatitjeve për akte terrorizmi.

Pesë persona tjerë janë deklaruar fajtorë për vepra tjera terroriste në lidhje me komplotin, dhe që të nëntit pritet të dënohen në javën e ardhshme.

Të nëntit janë me nënshtetësi britanike dhe autoritetet thonë se grupi përbëhet nga anëtarë nga grupe të ndryshme ekstreme islamike.

Fillimisht të akuzuarit kishin sfiduar akuzat, për t’u deklaruar më vonë vetë se janë fajtorë.
XS
SM
MD
LG