Ndërlidhjet

SHBA ngre aktakuzë ndaj Osmakaqit


Prokurorët amerikanë thanë se është ngritur aktakuzë kundër kosovarit me nënshtetësi amerikane, Sami Osmakaq, nën akuzat se është përpjekur të përdorë armë të shkatërrimit në masë në një komplot të dyshuar të militantëve islamikë.

Associated Press citon Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm SHBA-së, të ketë thënë se aktakuza ndaj 25 vjeçarit Sami Osmakaq është ngritur të enjten.

Ai është arrestuar më 7 janar nga agjentë federalë, pasi që autoriteet thanë se ai kishte blerë pajisje dhe armë zjarri nga një agjent i maskuar.

Pajisjet ishin çaktivizuar para se të shiteshin.

Zyrtarët thanë se Osmakaq po ashtu është akuzuar për posedim të një arme automatike të paregjistruar.

Autoritetet thanë se Osmakaq planifikonte të përdorte një makinë bomë dhe armë tjera në një sulm të inspiruar nga islamistët në lokacione të ndryshme përreth Tampës.

Një zyrtar i lartë në Kosovë tha muajin e kaluar se Osmakaq ishte takuar me islamistë radikalë gjatë vizitave në shtetin e tij të lindjes.
XS
SM
MD
LG