Ndërlidhjet

Izraeli dënon marrëveshjen palestineze


Kryeministri izraelit tha se do të jetë e pamundur që të mbahen bisedime paqësore po që se palestinezët shkojnë me marrëveshje të re ripajtimi.

Kryeministri Benjamin Natanjahu tha se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas ka zgjedhur që të “braktisë rrugën e paqes”, duke arrritur marrëveshje për ndarjen e pushtetit me grupin militant Hamas.

Fraksionet rivale palestineze kanë emëruar presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez Mahmud Abas kryesues të qeverisë së përkohshme, e cila do të mbikëqyrë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe legjislative.

Marrëveshja, që u bë e ditur të hënën është arritur gjatë bisedimeve në Katar në mes të Abasit, liderit të Lëvizjes sekulare Fatah dhe Khalid Meshalit, lideri i lëvizjes islamiste, Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës.

Takimi i Katarit pason një marrëveshje ripajtimi të nënshkruar në mes të fraksioneve në muajin prill, e cila ka për qëllim që t’i hapë fund katër viteve të qeverive të ndara në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG