Ndërlidhjet

Rusia i shet më pak gaz Ukrainës


Ministri për Energji i Ukrainës, Juri Boiko, tha se vendi i tij është duke marrë më pak gaz natyror nga Rusia, sesa që parashihet me kontratat aktuale.

Ai tha se Gazprom-i rus shet 450 milionë metra kub në ditë, në vend të sasisë së përcaktuar që është 510 milionë.

Shumica e gazit rus në Ukrainë transportohet në vendet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore.

Boiko ia atribuoi mungesën motit të ftohtë që ka kapluar Rusinë.

Në fillim të javës, gjiganti energjetik i Rusisë, Gazprom, tha se nuk mund të sigurojë gaz shtesë për vendet evropiane, të cilat janë përfshirë po ashtu nga vala e ftohtë.

Bashkimi Evropian ka thënë se furnizimet me gaz të Rusisë kanë rënë në nëntë vende të kontinentit.
XS
SM
MD
LG