Ndërlidhjet

Kosovë-SHBA: Diskutohet thellimi i bashkëpunimit


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka pritur në takim një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, i kryesuar nga zëvendëssekretarja e Mbrojtjes, Sellest Uollender.

Në këtë takim mësohet të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Siç bën të ditur kumtesa për media, zonja Uollender ka "vlerësuar progresin e arritur në konsolidimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve dhe performancës së Policisë së Kosovës".

Të dy bashkëbiseduesit thuhet të jenë pajtuar me nevojën e rishikimit të sektorit të sigurisë në vend, në përputhje me situatën aktuale.
XS
SM
MD
LG