Ndërlidhjet

Paneta kërkon falje për shkatërrimin e Kuranit


Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta
Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka kërkuar falje për “trajtim jopërkatës” të kopjeve të Kuranit, në një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe ka premtuar hetime të shpejta.

Në një kumtesë të sotme, zoti Paneta, tha se ai ishte njoftuar nga komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali amerikan, Xhon Allen, “për incidentin e thellë fatkeq me involvimin e trajtimit jopërkatës të materialeve religjioze, përfshirë Kuranin”, në Bazën Ajrore Bagram, në veri të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

Sot më herët gjatë ditës, protestuesit afganë janë mbledhur afër Bazës Bagram duke brohoritur “Vdekje për Amerikën”, pas raporteve se trupat e NATO-s i kanë djegur kopjet e Librit të Shenjtë Mysliman.

Falje nga populli dhe qeveria e Afganistanit, ka kërkuar edhe gjenerali Xhon Allen, i cili tha se keqtrajtimi i materialeve islamike nuk ishte “i qëllimshëm” dhe se është ndalur menjëherë pasi është kuptuar për këtë veprim.
XS
SM
MD
LG