Ndërlidhjet

Pëplaset treni, 49 të vdekur


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Policia tha se 49 njerëz kanë vdekur pas përplasjes së një treni të udhëtarëve në një stacion të Buenos Airesit në Argjentinë.

Raportohet se 600 persona janë lënduar kur treni është përplasur në një barrikadë në fund të platformës, ndërsa po lëvizte në 20 kilometra në orë, duke shkaktuar prishjen e pjesës së përparme të motorit dhe vagonat që bartte pas.

Njoftohet se dhjetëra njerëz gjenden ende nën rrënojat e trenit.

Në shtator të viti 2011, 11 njerëz patën vdekur dhe 200 qenë lënduar kur një tren u përplas me një autobus në Buenos Aires.
XS
SM
MD
LG