Ndërlidhjet

Çështja e emrit, heshtje pas vizitës së Nimicit


Ilustrim
Ilustrim
Përveç frazave tashmë të njohura për konstruktivitet në zgjidhjen e kontestit, drejtuesit e institucioneve, edhe tre ditë nga vizita e të dërguarit të OKB-së, Metju Nimic, nuk ka kanë dhënë asnjë sqarim lidhur me propozimet e mundshme apo rrjedhën e mëtejmë të procesit integrues.

Përkundër kësaj, disa nga njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare thonë se Maqedonia duhet të vazhdojë me lobimin dhe forcimin e pozicioneve kundrejt ndërkombëtarëve.

Është shumë me rëndësi që të krijohet një pozicion që t'i bëhet e qartë diplomatëve evropianë se nuk është Maqedonia ajo që po frenon procesin e zgjidhjes së kontestit. Kjo duhet t’i bëhet e qartë shteteve evropiane, pasi në rast se kjo arrihet, atëherë presioni do të bëhej ndaj Greqisë dhe jo si deri më tani vetëm ne të jemi në shënjestër të kritikave”, thotë Vlladimir Bozhinovski, dretjues i institutit për studime politike.

Edhe ish shefi i diplomacisë, Sllobodan Çashule, thotë se drejtuesit e institucioneve duhet të vazhdojnë me intensitet edhe më të lartë të afirmojnë marrëveshjen e përkohshme dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasi kjo, sipas tij, mund të ketë vetëm efekte pozitive në ndryshimin e qëndrimin të ndërkombëtarëve ndaj Greqisë, gjë që ka filluar të vërehet tek Athina zyrtare.

Greqia tani është në një situatë frike, pasi druan se ndoshta NATO-ja apo Bashkimi Evropian do të fillojnë të zbatojnë marrëveshjen e përkohshme duke u mbështetur në vendimin e fundit të GJND-së, andaj edhe i vendosë kushte ekstreme Maqedonisë që në esencë nënkuptojnë edhe heqje dorë nga qëndrimet më të buta. Pra, në rast të zbatimit të marrëveshjes së përkohshme, Greqia gjithë procesin e integrimit në NATO dhe BE do ta kushtëzonte me ridefinimin e gjithë Maqedonisë”, shprehet Çashule.

Nga ana tjetër, Xhelal Neziri, analist politik, thotë se Maqedonia nuk duhet të merret shumë me qëndrimet e ndërkombëtareve, pasi ato tashmë janë të qarta.

Ai thotë se prioritet i Maqedonisë duhet të mbetet gjetja e një emri të pranueshëm për të dyja palët.

Maqedonia në këtë rast po e keqpërdor krizën me të cilën po ballafaqohet Greqia. Pra, e keqpërdor në atë aspekt që të shfrytëzojë ‘mllefin’ e evropianëve që paguajnë borxhin e Greqisë për të fituar pikë në skenën politike ndërkombëtare, dhe duke iu shmangur zgjidhjes së çështjes së emrit, e cila si duket do të jetë e patjetërsueshme”, thekson Neziri.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë, e arritur në vitin 1995, obligon Greqisë që të mos e bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, përderisa ajo përdor emrin IRJM.

Por, kjo gjë nuk është respektuar nga ana e Athinës, e cila tani e disa vite bllokon caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, edhe pse Maqedonia tashmë ka statusin e shtetit kandidat për anëtarësim.

Greqia gjithashtu i ka vendosur veto edhe marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Athina insiston me ngulm për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, pasi ai, sipas saj, përkon me emrin e njëjtë të territorit në Greqinë veriore.
XS
SM
MD
LG