Ndërlidhjet

SHBA: Arrinë për vizitë zyrtari i Koresë Veriore


Lideri i ri i Koresë Veriore Kim Jong-Un
Lideri i ri i Koresë Veriore Kim Jong-Un
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se një zyrtar i lartë i Koresë Veriore do ta bëjë një vizitë të rrallë në Shtetet e Bashkuara, javën e ardhshme, për të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë në një universitet amerikan.

Ky zyrtar është zëvendës ministri i jashtëm, Ri Jong-Ho, që është edhe përfaqësues i Koresë Veriore në bisedimet e ndërprera gjashtë-palëshe për çarmatim.

Ai prej 7 e deri më 9 të këtij muaji merr pjesë në një konferencë në Universitetin Sirkuza në Nju Jork.

Të mërkurën, Uashingtoni dhe Pheniani shpallën se Koreja Veriore i ndalë provat atomike raketore dhe pasurimin e uraniumit dhe se e lejon kthimin e inspektorëve të OKB-së.

Në një veprim kthyes, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihma në ushqim për këtë vend të varfër.
XS
SM
MD
LG