Ndërlidhjet

Iran: Janë arrestuar 10 “sabotues” në zgjedhje


Moment gjatë votimit në Iran
Moment gjatë votimit në Iran
Mediat iraniane thonë se autoritetet kanë arrestuar 10 vetë të përshkruar si “sabotues”, derisa po mbahen votimet parlamentare në Iran.

Naki Bakeri, kryesues i Departamentit të sigurisë për zgjedhje, tha se sabotuesit e dyshuar kishin ardhur “nga jashtë në Teheran”.

Lideri Suprem, Ajatollah Ali Hamnei, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke thënë se kjo të dërgonte mesazh të fuqishëm te armiqtë e Iranit, për shkak të mospajtimeve për programin atomik iranian.

Për 290 vende në Parlament, garojnë më se 3400 kandidatë.

Nuk janë lejuar vëzhgues të pavarur ndërkombëtarë për këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG