Ndërlidhjet

Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikojnë zgjedhjet ruse


Rusi, 4 mars
Rusi, 4 mars
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve thanë se zgjedhjet presidenciale në Rusi qartazi kanë anuar në favor të kryeministrit Vlladimir Putin, për shkak të mungesës së konkurrencës së vërtetë dhe kanalizimin e burimeve shtëtërore për mbështetjen e kandidaturës së Putinit.

Komisioni Qendror Zgjedhor e ka shpallur Putinin fitues në zgjedhjet e së dielës, me një fitore prej 64 për qind. Kreu i misionit vëzhgues ngaAsambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Tiny Kox ka mbajtur një konferencë për gazetarë në Moskë.

“Kushtet për fushatën qartazi anonin në favor të një kandidati. Po ashtu, kriteret e ashpra për rëgjistrimin e kandidatëve kanë kufizuar një konkurrencë të denjë”, ka thënë Kox.

Ndërsa Tonino Pikula, nga OSBE-ja ka bënë në pah “njëanshmërinë e mbulimit”, që media i ka bërë zgjedhjeve, si dhe mungesën e konkurrencës.
XS
SM
MD
LG