Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët u kërcënohen aktivisteve


Shad Begun (në mes) merr urime nga Hillari Klinton dhe Mishell Obama për çmimin e dhënë nga Departamenti amerikan i shtetit
Shad Begun (në mes) merr urime nga Hillari Klinton dhe Mishell Obama për çmimin e dhënë nga Departamenti amerikan i shtetit
Talibanët në Pakistan u janë kërcënuar dy veprimtareve që kanë fituar çmime, duke i akzuar ato për promovimin e sekularizmit dhe se janë pro-amerikane.

Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, Ehsanullah Ehsan, i tha Radios Evropa e Lirë, se këto dy aktiviste janë në “listën e caqeve” të militantëve.

Departamenti amerikan i shtetit e ka shpërblyer me çmimin Gratë Ndërkombëtare Guximtare aktivisten sociale, Shad Begum, mbrëmë në Uashington.

Nga ana tjetër, vajza 14 vjeçare, Malala Jusafzai, në vitin 2011 është shpërblyer me Çmimin Kombëtar të Pakistanit për Paqe për të rinjtë.

Zëdhënësi i talibanëve, poashtu, është kërcënuar me hakmarrje kundër secilit që është i involvuar në proceset gjyqësore kundër familjes së ish liderit të vrarë të al-Kaidës, Osama bin Laden.

Autoritetet e Pakistanit dje kanë thënë se të vejat e bin Ladenit janë akuzuar për hyrje dhe qëndrim ilegal në Pakistan.
XS
SM
MD
LG