Ndërlidhjet

Mbështetje për perspektivën evropiane të Kosovës


Ndërtesa e Parlamentit Evropian, Strasburg, Francë
Ndërtesa e Parlamentit Evropian, Strasburg, Francë
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në takime të ndara me përfaqësues dhe deputetë të pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, i ka informuar ata për reformat e brendshme dhe për procesin e shtetndërtimit në Republikën e Kosovës, thuhet në një njoftim për media të kabinetit të tij.

Ministri po qëndron për një vizitë dyditëshe në Parlamentin Evropian.

“Njohja e Kosovës ka sot një gjeografi globale dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është një proces i pakthyeshëm”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Kosovës.

Hoxhaj citohet t’u ketë thënë bashkëbiseduesve se “pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, asnjë vend nuk ka arsye legale që ta shtyjë vendimin për njohje formale të saj.”

Nga ana tjetër, përfaqësues të këtyre pesë shteteve, kanë siguruar ministrin Hoxhaj se do ta mbështesin fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj, thuhet në njoftimin e kabinetit të Hoxhajt.
XS
SM
MD
LG