Ndërlidhjet

Maqedonia e dënon sulmin ndaj ambasadës së saj në Prishinë


Harta e Kosovës
Harta e Kosovës
Ministria e jashtme e Maqedonisë, nëpërmjet një komunikate, e ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, ku persona të panjohur hodhën një koktej molotovi ndaj objektit të ambasadës.

“Duke pasur parasysh se ky paraqet edhe një incident më serioz, MPJ pret që incidenti të dënohet nga autoritetet kosovare si dhe të gjenden dhe sanksionohen autorët e sulmit. Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë pret që autoritetet kosovare të punojnë në parandalimin e incidenteve të këtilla, me çka edhe do të manifestoheshin përcaktimet e deklaruara të Kosovës për marrëdhënie të mirë ndërfqinjësore me Republikën e Maqedonisë, për ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së jashtme të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG