Ndërlidhjet

Irani kërcënon me sulme SHBA-në e Izraelin


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnej.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnej.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnej, ka thënë se vendi i tij do të përgjigjet me sulme ndaj sulmeve eventuale të Shteteve të Bashkuara apo Izraelit në lidhje me programin e tij bërthamor.

Në fjalimin televiziv me rastin e Vitit të Ri persian, Khamnej ka thënë se Irani nuk ka armë bërthamore dhe “nuk do të krijojë të tilla”.

“Nëse do të ketë sulme nga armiqtë, ne do t’i sulmojmë ata në të njëjtën shkallë”, ka thënë Khamnej,

Irani përballet me një raund të ri sanksionesh nga Perëndimi, për shkak të programit të tij bërthamor, për të cilin SHBA dhe fuqitë e tjera dyshojnë se ka për qëllim krijimin e armës atomike.

Teherani i hedh poshtë pretendimet.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk kanë përjashtuar opsionet ushtarake kundër objekteve bërthamore të Republikës Islamike.
XS
SM
MD
LG