Trupi i Xhon Demjajukut, i cili, vitin e kaluar, është dënuar nga Gjermania për krime kundër njerëzimit, të kryera si roje në një kamp të përqendrimit, do të kthehet në Shtetet e Bashkuara për varrim.
Demjanjuk ka jetuar në SHBA nga viti 1952 derisa i është hequr nënshtetësia më 2004 dhe është ekstraduar më 2009. Ai ka ndërruar jetë më 17 mars në moshën 91-vjeçare.
Në vitin 2011, Demjanjuk është dënuar “për ndihmën që ka ofruar në vrasjen e 27,900 hebrenjve në kampin Sobibor, gjatë kohës sa ka qenë roje e këtij kampi”.
Ai është dënuar me pesë vjet burg, por është liruar për shkak të moshës së shtyrë.
Familja e tij në Shtetet e Bashkuara ka kërkuar kthimin e trupit të Demjanjukut.