Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë dy ushtarë të NATO-s


Patrullim i ushtarëve të NATO-s në Afganistan
Patrullim i ushtarëve të NATO-s në Afganistan
NATO-ja thotë se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në pjesën jugore të Afganistanit.

Njëri është vrarë nga shpërthimi i bombës, ndërsa tjetri nga sulmi i dyshuar i militantëve.

Në njoftimin nga Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, ISAF, e udhëhequr nga NATO-ja, thuhet se sulmi me bombë ka ndodhur sot, ndërsa sulmi i militantëve kishte ndodhur dje.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Raportohet se deri tash, këtë vit, në Afganistan, janë vrarë 88 ushtarë të jashtëm.

Së paku për 17 vrasje janë fajësuar afganët, që kanë shërbyer në forcat e sigurisë ose që kanë bartë uniformë ushtarake.
XS
SM
MD
LG