Ndërlidhjet

Kuba shpall ditë feste të Premten e Madhe të Pashkëve


Presidenti Raul Kastro përshëndetet me Papa Bennediktin, në Aeroportin Ndërkombëtar të Santiagos, 26 mars 2012
Presidenti Raul Kastro përshëndetet me Papa Bennediktin, në Aeroportin Ndërkombëtar të Santiagos, 26 mars 2012
Qeveria komuniste e Kubës e ka shpallur “të Premten e Madhe të Pashkëve” ditë festive, pasi që për një gjë të tillë bëri kërkesë Papa Benedikti XVI gjatë vizitës së fundit në ishull.

Qeveria tha se presidenit Raul Kastro mori vendimin pas “suksesit të vizitës së jashtëzakonshme”.

Në vendim thuhet se më vonë do të vendoset nëse ajo do jetë festë e përhershme publike.

E Premtja e Madhe është dita kur katolikët shënojnë vdekjen e krishtit, si pjesë qendrore e festës së Pashkëve.

Kjo është hera e parë që njihet si festë publike në Kubë, që nga vitet e ‘60-ta, kur festat fetare nuk shënoheshin zyrtarisht.

Raportet mes shtetit komunist dhe kishës janë përmirësuar në vitet e fundit dhe liderët katolikë kanë ndërmjetësuar me sukses në lirimin e të burgosurve politikë.
XS
SM
MD
LG