Ndërlidhjet

Jemen: Nga përleshjet e ushtrisë me militantët – 29 të vrarë


Një grup militant në jug të Jemenit i bllokon rrugët duke ndezur goma të makinave
Një grup militant në jug të Jemenit i bllokon rrugët duke ndezur goma të makinave
Raportohet se së paku 29 vetë janë vrarë në përleshjet ndërmjet militantëve dhe ushtrisë në jug të Jemenit.

Së paku 17 ushtarë dhe 12 militantë të dyshuar janë vrarë.

Një zyrtar lokal ushtarak tha se militantët e kishin okupuar një bazë ushtarake në provincën Lahij, ndërsa qeveria ishte përgjigjur me artileri dhe sulme ajrore.

Për këto sulme, zyrtarët e kanë fajësuar një grup islamist të ndërlidhur me al-Kaidën, në pjesën jugore të Jemenit.
XS
SM
MD
LG