Ndërlidhjet

Ahmeti: Tirana e gatshme të ndihmoj në procesin e integrimit në NATO


Jozefina Topalli gjatë vizitësnë Radion Evropa e Lirë në Pragë, në tetor të vitit të kaluar
Jozefina Topalli gjatë vizitësnë Radion Evropa e Lirë në Pragë, në tetor të vitit të kaluar
Procesi i integrimit, sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia, si pasojë e kontestit të emrit me Greqinë, raportet ndëretnike dhe intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik, kanë qënë temat kryesore të takimeve që i ka realizuar kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, me liderët e dy partive politike shqiptare në Maqedoni, gjatë qendrimit te saj dy ditësh në Shkup.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se zonja Topalli “ka shfaqur gatishmërinë që Tirana të ndihmoj sa i takon anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka theksuar se ngecjet në procesin e integrimit paraqesin sëmundje që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të gjitha çështjet e tjera të hapura në Maqedoni.

“Biseduam për shumë çështje të brendshme të Maqedonisë, Shqipërisë dhe regjionit, i dhashë vlerësimet e mia për trendet negative në Maqedoni”, tha Menduh Thaçi, duke theksuar se problem i madh mbetet bllokimi i procesit integrues.

Lidërët Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi në takim me zonjën Topalli i kanë shtruar dhe shqetësimet rreth incidenteve te fundit ndëretnike në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG