Ndërlidhjet

KMDLNJ: Linçimi publik medial, shkel të drejtat e njeriut


Ilustrim
Ilustrim
Linçimi publik medial, pa përfundimin e hetimeve dhe një vendimi gjyqësor për fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarit është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe paraqet presion në gjykata, sepse paragjykon fajësinë e të akuzuarit, ka vlerësuar sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë.

Reagimi ka të bëjë me arrestimin e Nazmi Mustafit, udhëheqësit të Task – Forcës Antikorrupsion dhe personave të tjerë.

KMDLNj kërkon nga mediat një qasje më profesionale në rastet kur ndaj personave të caktuar zhvillohen hetime, thuhet në reagimin e këtij institucioni, nëpërmjët të të cilit gjithashtu kërkon “përgjegjësi në të gjitha rastet kur u cenohet dinjiteti i personave të ndaluar, si rezultat i një informimi paragjykues dhe diskreditues!”.

“Vetëm vendimi i gjykatës kompetente i formës së prerë është dëshmi për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarit apo të dënuarit”, vlerëson, mes tjerash, KMDLNJ.
XS
SM
MD
LG