Ndërlidhjet

Kongresistët amerikanë takuan kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin


Ilustrim
Ilustrim
"Kosova ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Serbisë, e cila dorën e saj e bën grusht për të na goditur sa herë i krijohet rasti", deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një takim që zhvilloi të mërkurën me kongresistët amerikanë.

Një komunikatë për media e Kuvendit të Kosovës citon Krasniqin, t’i ketë njoftuar ligjvënësit amerikanë se Beogradi se nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërsa mësohet që ai ta ketë shprehur shqetësimin e tij për problemet e shkaktuar nga Serbia në veri të Kosovës.

Në këtë kuadër, Krasniqi thuhet se ka përmendur “funksionimin e strukturave paralele të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës dhe arrestimin ditë më parë të dy policëve të Kosovës brenda territorit të vendit”.

Duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara për “mbështetjen për shtetin dhe popullin e Kosovës”, para delegacionit të kongresistëve amerikanë në përbërjen e të cilit janë David Dreir, David Price, Jim McDermott , Erik Paulsen dhe Gerry Conelly, mësohet që kryetari i Kuvendit të ketë folur edhe “për vështirësitë dhe sfidat e brendshme me të cilat ballafaqohet Kosova, si: zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik të vendit, papunësinë e madhe, sundimin e rendit dhe të ligjit etj, kurse në planin e jashtëm ka veçuar mosnjohjen e Kosovës nga pesë vende të BE-së, çështjen e liberalizimit të vizave”.


Kryesuesi i delegacionit nga Kongresi Amerikan, David Dreir, ndërkaq, citohet të ketë "vlerësuar të arriturat demokratike dhe shtetndërtuese të popullit të Kosovës", kurse është shprehur se "ndihet krenar për marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe për ndihmën e madhe të vendit të tij për popullin e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG