Ndërlidhjet

FMN ndan 5.17 miliardë euro për Portugalinë


Fondi Monetar Ndërkombëtar
Fondi Monetar Ndërkombëtar
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka aprovuar këstin e kredisë prej 5.17 miliardë eurosh për Portugalinë, pas siç është thënë “përparimit të mirë” që ka bërë vendi në programin ekonomik, njofton AFP.

Dhënia e parave u bë e mundur, pasi që bordi ekzekutiv i FMN-së, përfundoi rishikimin e tretë të programit që përfshin kredinë trevjeçare prej 27.6 miliardë eurosh për Portugalinë.

Kredia qe lëshuar në maj të 2011-ës.

Disa vende të eurozonës, si Portugalia e Greqia ka një kohë të gjatë që po përballen me krizë financiare dhe janë detyruar që të kërkojnë pako shpëtimi nga institucionet ndërkombëtare financiare.
XS
SM
MD
LG