Ndërlidhjet

Kryeministri britanik e filloi vizitën historike në Mijanmar


Kryeministri Kamerun gjatë fjalimit në parlamentin e Britanisë
Kryeministri Kamerun gjatë fjalimit në parlamentin e Britanisë
Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun, ka arritur sot për vizitë në Mijanmar, që është vizita e parë e një shefi të qeverisë së një shteti perëndimor, në këtë vend të izoluar për disa dekada. Kjo vizitë është vlerësuar si historike.

Gjatë qëndrimit njëditësh, Kamerun do të takohet me presidentin, Thein Sein, dhe me lideren opozitare, Aung San Su Kji.

Për pothuajse gjysmë shekulli Mijanmari (ish Birmania) është udhëhequr nga junta ushtarake dhe ishte cak i sanksioneve perëndimore, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga sunduesit ushtarakë.

Këto sanksione janë zbutur pasi një qeveri civile e mbështetur nga ushtria, e ka marrë pushtetin, pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2010.

Kjo qeveri ka bërë disa lëvizje drejt reformave.

Para se të arrinte në Mijanmar, zoti Kamerun tha se Britania, ish sundues i dikurshëm kolonial i këtij vendi, do ta mbështesë zbutjen e sanksioneve, nëse Mijamari tregon se është serioz për reforma.
XS
SM
MD
LG