Ndërlidhjet

Jahjaga ngushëllon Ivanovin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve të Maqedonisë, në afërsi të Shkupit.

"Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të thella për vrasjen makabre të pesë qytetarëve dhe shprehim indinjatën tonë për këtë akt të shëmtuar, duke pasur besim që kriminelët do të përballen me drejtësinë", thuhet pos tjerash në telegramin e presidentes Jahjaga.

Në fshatin Smillkovë të Shkupit, të enjten janë gjetur të vrarë pesë persona të etnitetit maqedonas.
XS
SM
MD
LG