Ndërlidhjet

Pit dhe Zholi - plane për martesë


Anxhelina Zholi dhe Bred Pit
Anxhelina Zholi dhe Bred Pit
Çifti i famshëm i Hollivudit, Bred Pit dhe Anxhelina Zholi, pritet të martohen pas shtatë vjetësh në lidhje.

Menaxherja e Pitit, Sintia Pet Dant, tha se çifti po angazhohet rreth martesës, ndonëse nuk ka vendosur ende për datën e saktë.

Pit dhe Zholi kanë nisur lidhjen në vitin 2005, derisa punonin në filmin “Mr.&Mrs.Smith”.

Ata kanë tre fëmijë biologjikë së bashku dhe tre të tjerë të birësuar.
XS
SM
MD
LG