Ndërlidhjet

Ortodoksët kremtojnë Pashkët


Ilustrim
Ilustrim
Të krishterët ortodoksë në gjithë botën janë duke festuar Pashkët, festën që shënon ringjalljen e Krishtit.

Në Katedralen Ortodoske të Tiranës, kryepeshkopi Anastas ka mbajtur meshën për besimtarët që kanë ndjekur ceremoninë.

Të krishterët ortodoksë po shënojnë festën e Pashkëve një javë pas katolikëve dhe protestantëve. Kjo vjen për shkak të kalendarit të ndryshëm që përdorin ortodoksët dhe katolikët.

Pashkët simbolizojnë ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
XS
SM
MD
LG