Ndërlidhjet

Kosovë-Kroaci: Forcim i marrëdhënieve


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb.

Zonja Tahiri ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq, me të cilën ka thënë se ka biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në mes të dy vendeve.

Tahiri ka uruar ministren Pusiq për, siç ka thënë, suksesin që ka pasur Kroacia në nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se vitin e ardhshëm, kur “Kroacia të jetë pjesë e BE-së, do të jetë zëdhënëse për gjithë rajonin”.

Zyrtarja kosovare nuk ka lënë pa përmendur edhe dialogun që Kosova zhvillon me Serbinë për çështje teknike, duke thënë se pala kosovare ka dhënë kontribut konstruktiv në këtë proces.

Përveç integrimeve evropiane dhe çështjeve të tjera, dy zyrtaret kanë biseduar edhe për pozicionin e kroatëve në Kosovë, ku Tahiri ka premtuar angazhimin e saj për përmirësimin e pozitës së tyre.

Pusiq po ashtu ka theksuar se vendi i saj ka mbështetur dhënien e kandidaturës evropiane për Serbinë, ashtu si edhe fillimin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG