Ndërlidhjet

Nju Jork - nis gjykimi i komplotistit të metrosë


Nju Jork - foto ilustruese
Nju Jork - foto ilustruese
Në Nju Jork ka nisur gjykimi i Adis Medunjaninit – personit që akuzohet se ka bërë përpjekje të shpërthejë bombën në metronë e këtij qyteti.

Medunjanin, shtetas amerikan, është deklaruar i pafajshëm për akuzat, përfshirë konspiracionin për të përdorur armë të shkatërrimit në masë dhe për të siguruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se Medunjanin është trajnuar nga Al Kaida, ndërsa komplotin e përshkruajnë si njërin nga më të rrezikshmit që nga sulmet e 11 Shtatorit, 2001.
XS
SM
MD
LG