Ndërlidhjet

K. Veriore tërhiqet nga marrëveshja me SHBA


Një raketë e Koresë Veriore që bartet me kamion special në paradën ushtarake në kryeqytetin Phenian
Një raketë e Koresë Veriore që bartet me kamion special në paradën ushtarake në kryeqytetin Phenian
Koreja Veriore thotë se më nuk është e lidhur për marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për testet atomike dhe raketore.

Ky njoftim u bë sot, pasi Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar marrëveshjen meqë Pheniani e bëri një përpjekje për lansimin e raketës, e cila dështoi.

Sipas marrëveshjes së muajit shkurt, Koreja Veriore do të merrte ndihmë në ushqim nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Pheniani do t’i suspendonte programet atomike dhe raketore.

Veriu e ka akuzuar Uashingtonin për akte “armiqësore” dhe është kërcënuar me hakmarrje.

Koreja Veriore e ka hedhur poshtë edhe dënimin e Kombeve të Bashkuara lidhur me lansim.
XS
SM
MD
LG