Ndërlidhjet

Eshton, e shqetësuar për Timoshenkon


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha se është “thellësisht e shqetësuar” me gjendjen e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.

Kjo e fundit, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh heqje lirie, ka nisur grevën e urisë pas keqtrajtimeve fizike nga rojet e burgut.

Eshton u ka bërë thirrje autoriteteve të Minskut të lejojnë ambasadorin e Bashkimit Evropian të vizitojë Timoshenkon, së bashku me specialistë të pavarur mjekësorë.

Timoshenko është dënuar në tetor të vitit të kaluar nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ajo thotë se është viktimë e hakmarrjes politike.
XS
SM
MD
LG