Ndërlidhjet

Shqipëri: U konfiskuan dy tonelata kanabis


Fermë e kanabisit
Fermë e kanabisit
Policia e Shqipërisë thotë se i ka konfiskuar dy tonelata kanabis, që besohet se ishin të destinuara për në Greqinë fqinje.

Droga është gjetur në mesnatë të mërkurën në një makinë të vogël në gjirin Kakome, që është 240 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana.

Në njoftimin e sotëm të polcisë thuhet se njerëzit në veturë kishin arritur të largoheshin kur e kishin vërejtur se po ndiqeshin nga policia.

Raportohet se Shqipëria është prodhues i rëndësishëm i marihuanës dhe pikë tranzitore për heroinë nga Azia jugperëndimore.
XS
SM
MD
LG