Ndërlidhjet

Anan: Dhuna mund të çoj në luftë civilë në Siri


Kofi Anan
Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar, Kofi Anan, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se fuqitë botërore “kanë shqetësime të thella të përbashkëta” se dhuna në Siri mund të kaloj në luftë të plotë civile.

Zoti Anan, që është i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, ka përsëritur sot përkushtimin e komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e 300 monitoruesve të armëpushimit në Siri, deri në fund të këtij muaji.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit se synon të kthehet në Damask gjatë ditëve të ardhshme.

Data e saktë e veizitës së tij në Damask nuk është caktuar ende.

Pas raportimit të tij në Këshillin e Sigurimit nëpërmjet të video-konferencës nga Gjeneva, ai u tha gazetarëve se “është shqetësim i thellë se vendi mund të zhytet në luftë të plotë civile dhe se implikimet e kësaj lufte janë të frikshme”.
XS
SM
MD
LG