Ndërlidhjet

Kosovë: Mjedis i degraduar


Në bazë të matjeve ndotësi më i madh i mjedisit në Kosovë, termocentralet e KEK-ut , kanë shënuar rritje të normës së ndotjes.
Në bazë të matjeve ndotësi më i madh i mjedisit në Kosovë, termocentralet e KEK-ut , kanë shënuar rritje të normës së ndotjes.

Kosova gjendet në pozitë të rëndë mjedisore. Një realitet i tillë e rendit Kosovën në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës kanë marrë përmasa alarmante dhe gjendja po keqësohet në Kosovë çdo ditë e më shumë, thonë ekspertë të çështjeve mjedisore.

Kosova nuk ka një industri funksionale, por ato pak kapacitete prodhuese që funksionojnë, janë shndërruar në ndotësit kryesorë të mjedisit.

Padyshim, sipas ekspertëve të ambientit, ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në Kosovë janë Korporata Energjetike e Kosovës, “Ferronikeli”, pastaj fabrika çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit dhe si sektor që ndikon mjaft shumë në ndotjen e ambientit është sektori i transportit.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit në Kosovë, Zeqir Veselaj, flet për një situatë tejet të rëndë të mjedisit në Kosovë. Parametrat mjedisor, bën të ditur Veselaj, janë larg standardeve, të cilat do të mundësonin një jetë të shëndetshme në Kosovë.
Gjendja është e rëndë, sepse shumica e parametrave janë shumë larg standardeve që kërkohen edhe nga ligjet vendore, por edhe nga direktivat e BE-së.

“Gjendja është e rëndë, sepse shumica e parametrave janë shumë larg standardeve që kërkohen edhe nga ligjet vendore, por edhe nga direktivat e BE-së”.

“Sektori energjetik është duke prirë në përkeqësimin e gjendjes së mjedisit, duke pasur parasysh që 97 për qind e nevojave të energjisë të këtij vendit plotësohen nga djegia e qymyrit dhe atë të një qymyri me cilësi mjaft të dobët, siç është linjiti, i cili përveç që ka vlerë kalorifike të vogël, duhet djegur shumë për të prodhuar sasi të vogël të energjisë
”, thotë Veselaj.

Në aspektin e legjislativ, sa i përket mjedisit, thekson Veselaj, ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, në përqindje shumë të madhe janë në harmoni me kërkesat dhe direktivat e BE-së, por, siç thotë ai, zbatimi i tyre ende nuk ka filluar dhe nuk ka gjasë të fillojë në një të ardhme të afërt.

“Një çështje brengosëse është se nëse e shohim buxhetin për mjedisin, në vend të rritjes ka pësuar një zvogëlim, që do të thotë se nuk është në linjë me atë që kërkohet në ligje, sepse për t’u trajtuar mjedisi duhet të ndahen mjete nga buxheti. Kryesisht, ato investime që janë bërë në mjedis, janë bërë nga investitorët të jashtëm”, thekson Veselaj.

Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, thonë se janë vënë në përpjekje për të krijuar një infrastrukturë të qëndrueshme ligjore, por edhe për të marrë masa për parandalimin e ndotjes.

Në bazë të matjeve për tremujorin e parë të këtij viti të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë ndotësi më i madh i mjedisit në Kosovë, Korporata Energjetike e Kosovës, ka shënuar rritje të normës së ndotjes.

Drejtori i kësaj agjencie, Ilir Morina, thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të të dhënave, Termocentrali “Kosova A” tejkalon me grimca pluhuri normat deri në 14 herë, ndërkaq Termocentrali “Kosova B” deri në 3 herë.

Me gjithë filtrat, thekson Morina, këto termocentrale po i tejkalojnë normat e lejuara.
...është degraduar në maksimum mjedisi dhe është e paarritshme që për një kohë shumë të shkurtër të përmirësohet kjo gjendje.

“Problematika është trashëgimi i mbetjeve, trashëgimi i industrisë nga e kaluara ku asnjëherë nuk është intervenuar në mjedis, ku asnjëherë këto kompani të mëdha që ndotin ambientin nuk janë përkujdesur për mjedis, por është degraduar në maksimum mjedisi dhe është e paarritshme që për një kohë shumë të shkurtër të përmirësohet kjo gjendje”, shprehet Morina.

Ndryshe, sipas projeksioneve qeveritare, mbyllja e Termocentralit “Kosova A”, është paraparë të bëhet në vitin 2017. Ndërsa, termocentrali i ri, ndonëse parasheh prodhimin e energjisë nga linjiti, pritet të jetë sipas standardeve evropiane.

Për përmirësimin e kësaj gjendjeje tëë ambientit, sipas Morinës, janë duke u bërë investime të shumta nga qeveritë e shteteve të ndryshme të botës. Morina thotë se vetëm Banka Botërore është duke investuar miliona euro në përmirësim e gjendjes së mjedisit.

Qielli mbi Kosovë...
Qielli mbi Kosovë...

Po ashtu, ai thekson se janë duke u investuar mjete të mëdha në ndërtimin e filtrave në Termocentralin “Kosova A” dhe sipas tij, brenda 7 muajve secila njësi e termocentralit do të lirojë gazra në nivelin e lejuar evropian.

“Të gjithë këto janë masa, të cilat Qeveria e Kosovës po i ndërmerr që në një të ardhme të afërt t’i plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian. Nuk janë të paarritshme standardet e BE-së për mjedis, por gjithçka varet nga fuqia nga kapitali dhe përmirësimi i gjendjes”, shton Morina.

Çështjen e ndotjes së mjedisit nga termocentralet e ka ngritur në vazhdimësi Partia e të Gjelbërve në Kosovë.

Kryetari i kësaj partie, Daut Maloku, thekson se sfida kryesore për Kosovën në 5-10 vjetët e ardhshëm do të duhej të ishte përafrimi dhe integrimi i vendit në BE. Në këtë kuadër, sipas tij, ngritja dhe plotësimi i standardeve mjedisore do të jenë faktor kyç për integrim evropian të Kosovës.

Aktualisht, Kosova ka standardet më të ulëta mjedisore në Evropë dhe në rajon. Ky realitet paraqet një sfidë të madhe për institucionet e Kosovës

“Nuk investohet në ambientin, thjesht nuk investohet. Ne kemi legjislacion me standarde ndërkombëtare, por nuk zbatohet dhe jemi këtu ku jemi - me një gjendje kaotike të mjedisit”, potencon Maloku.

Sipërfaqja e Kosovës është rreth 1.1 milion hektarë, 53 për qind e së cilës është tokë e punueshme, ndërsa 47 për qind është e mbuluar me pyje.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mesatarisht një familjeje i takojnë 3 hektarë tokë.

Por, kjo tokë është ngulfatur me ndërtime të shumta. Që nga paslufta në Kosovë janë ndërtuar ndërtesa të mëdha banimi, të cilat sipas ekspertëve Partisë së të Gjelbërve të Kosovës, kanë bërë që hapësirat gjelbëruese të mbesin shumë të pakta.
XS
SM
MD
LG