Ndërlidhjet

Diskutohen në Bon ndryshimet klimatike


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Raundi i ri i bisedimeve ndërkombëtare për luftën kundër ndryshimieve klimatike po zhvillohet në qytetin gjerman të Bonit.

Ekspertë dhe diplomatë nga 170 vende pritet që gjatë 12 ditëve të ardhshme të përpiqen të bëjnë përparim në negociatat në kuadër të një pakti të ri global, që synon kufizimin e prodhimit të emetimit të gazrave serrë, që fajësohen nga disa shkencëtarë se shkaktojnë ndryshime klimatike.

Raportet thonë se pritjet për një marrëveshje janë të vogla për shkak të grindjes mbi shkallën e përgjegjësisë që duhe ta bartë secili shtet në uljen e emetimit rë gazrave si dhe mbi vendimin e fundit të Evropës, e cila ka vënë një taksë të diskutueshme për karbonin për kompanitë ajrore ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG