Ndërlidhjet

Obama me urdhër ekzekutiv për Jemenin


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv, që lejon sanksionimin e njerëzve dhe entiteteve që bëjnë përpjekje të minojnë tranzicionin politik në Jemen.

Urdhri lejon Departamentin e Thesarit të ngrijë asetet në SHBA të atyre që “kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Jemen”.

Jemeni është partner kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën e tyre kundër terrorizmit.

Zyrtarët amerikanë druajnë se paqëndrueshmëria politike në shtetin e Gadishullit Arabik mund t’iu ofrojë mundësi degëve të Al Kaidës të zgjerojnë ndikimin e tyre.

Udhëheqësi veteran i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga posti i presidentit në muajin shkurt.

Ai ka sunduar vendin për më shumë se 33 vjet, para arritjes së marrëveshjes për dorëzimin e përgjegjësive, si mënyrë për t’iu dhënë fund protestave anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG