Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 18 majin në vite...


Dominik Shtraus Kan
Dominik Shtraus Kan
2011 - Dominik Shtraus Kan dha dorëheqje nga posti i kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke thënë se donte t’ia kushtojë të gjithë energjinë e vet mbrojtjes kundër akuzave seksuale me të cilat ai po përballej në Nju Jork.

1642 - Themelohet qyteti kanadez i Montrealit.

1804 - Senati francez shpallë Napoleon Bonapartën perandor.

1860 - Në konventën e Partisë Republikane në Çikago, Abraham Linkoln, nominohet kandidat presidencial.

1911 - Vdes kompozitori austriak Gustav Mahler.

1920 - Papa Gjon Pali II u lind në Poloni.

1931 - Avioni i pilotit japonez Seiji Joshihara, rrëzohet në Oqeanin Paqësor, teksa ai po bënte përpjekje për të qenë i pari që kalon oqean në fluturim, pa ndërprerje. Ai i mbijetoi kësaj, dhe u shpëtua shtatë orë më vonë, nga një anije që kaloi aty pranë.

1974 - India bëhet kombi i gjashtë që shpërtheu një bombë atomike.

1980 - Vullkani Shën Helens në shtetin e Uashingtonit, shpërtheu duke vrarë 57 njerëz.

2009 - Lufta civile 25 vjeçare në Shri Lanka përfundoi, kur qeveria shpalli se ajo kishte mundur rebelët e Tigerit dhe vrau udhëheqësin e tyre.(g.k.)
XS
SM
MD
LG