Ndërlidhjet

Serbia hap strehimore për homoseksualët


Kryetari i Beogradit bëri të ditur se qyteti është duke e përgatitur një strehë për homoseksualët e refuzuar nga familjarët e tyre.

Kryetari, Dragan Xhillas, e quajti "të turpshëm" refuzimin që prindërit u bëjnë fëmijëve për shkak të orientimit të tyre seksual.

Homofobia vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në Serbi edhe pse qeveria kërkon mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve si pjesë të reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një grup që lufton për të drejtat e homoseksualëve në Serbi njoftoi, përmes një raporti të publikuar të premten, që më shumë se 100 persona të jenë lënduar në përplasjet e dhunshme gjatë paradës së homoseksualëve në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG