Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Siri


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një makinë bombë që ka goditur qytetin lindor të Deir al-Zorit të shtunën i ka vrarë nëntë persona dhe i ka plagosur 100 të tjerë, raporton agjencia e lajmeve SANA.

Reuters, duke cituar mediat siriane, thotë se shpërthimet janë kryer nga një sulmues vetëvrasës dhe se në mesin e të vrarëve ka edhe roje të sigurisë, që gjendeshin në një objekt ushtarak, afër një kompleksi banesash.

Vala e sulmeve ka rritur frikën se militantët e lidhur me Al Kaidën, mund të jenë infiltruar nga Iraku dhe janë përfshirë në lëvizjen kryengritëse të Sirisë.
XS
SM
MD
LG