Ndërlidhjet

Bisedime "pozitive" në Iran


Teheran
Teheran
Televizioni shtetëror iranian ka cituar kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Jukiya Amano dhe kryenegociatorin Iranian Saed Xhalili, të kenë thënë se kanë zhvilluar bisedime “intensive” dhe “shumë të dobishme” në Teheran.

Amano, ka qëndruar në Teheran në përpjekje për të bindur autoritetet atje që të lejojnë qasjen e zyrtarëve të ANEB-it në zonat ku dyshohet se po punohet në krijimin e armëve bërthamore.

Vizita e tij vjen para raundit të bisedimeve bërthamore në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që mbahen në Bagdad. Amano është cituar të ketë thënë se “përparimi” i bërë në negociatat e së hënës do të ketë “efekt pozitiv” në negocitata e Bagdadit.
XS
SM
MD
LG