Ndërlidhjet

Rusia i ofron ndihmë Iranit në ndërtimin e centralit


Centrali i parë bërthamor në Busher të Iranit
Centrali i parë bërthamor në Busher të Iranit
Zëvendëskryetari i kompanisë bërthamore të Rusisë “Rosatom”, e cila udhëhiqet nga shteti, tha se Moska është e gatshme të ndihmojë Iranin në ndërtimin e centralit të ri bërthamor.

“Nëse nuk është e ndaluar dhe është fitimprurës, atëherë po, ne jemi të gatshëm”, ka thënë Nikolai Spaski.

Mediat shtetërore në Iran kanë raportuar të dielën se Republika Islamike është e gatshme të nisë dhe, sipas të gjitha gjasave, të përfundojë centralin e dytë bërthamor në Busher në vitin 2014.

Spaski ka thënë se palët ruse dhe iraniane kanë zhvilluar “diskutime paraprake”, por “nuk është finalizuar ende ndonjë marrëveshje”.

Rusia ka ndihmuar Iranin në ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Busher.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i cili përfshin edhe Rusinë, ka miratuar një varg sanksionesh kundër Iranit, për shkak të dyshimeve se Republika Islamike synon krijimin e armëve atomike.
XS
SM
MD
LG