Ndërlidhjet

Terroristët planifikonin sulme kundër Eurovizionit


Salla e Kristaltë në Baku, ku është mbajtur Eurovizioni.
Salla e Kristaltë në Baku, ku është mbajtur Eurovizioni.
Ministria për Siguri Kombëtare në Azerbajxhan tha se disa komplote terroriste, duke përfshirë edhe njërin në prag të Eurovizionit, janë shkatërruar nga shërbimet sekrete të vendit.

Zyrtarët thanë se sulmet ishin planifikuar nga grupi që udhëhiqte Vugar Padarov.

Ky i fundit, muajin e kaluar, është cilësuar nga zyrtarët azerbajxhanas si militant i dyshuar islamik, që ka lidhje edhe me Al Kaidën.

Po sipas burimeve zyrtare, ai është vrarë në një përleshje me operatorët e sigurimit, ndërsa 40 anëtarë të tjerë të grupit të dyshuar terrorist janë arrestuar në një bastisje brenda Azerbajxhanit.

Autoritetet thonë se grupi i Padarovit ka planifikuar sulme kundër presidentit Ilham Alijev dhe Sallës së Kristaltë në Baku, ku, ditë më parë, është mbajtur Festivali Evropian i Këngës.
XS
SM
MD
LG