Ndërlidhjet

Nikolliq: Të ndalet konflikti në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se "është e tejet e rëndësishme që të ndalet konflikti në Kosovë dhe të qetësohen qytetarët".

"Secili i ka marrë detyrat nën juridiksionin e vet. Qeveria jonë duhet të flasë seriozisht me EULEX-in dhe UNMIK-un në lidhje me këtë. Kjo duhet të ndalojë sa më parë", ka thënë Nikolliq për mediat serbe.

Forca paqeruajtëse e KFOR-it ka konfirmuar se dy pjesëtarë të saj janë plagosur gjatë operacionit të së premtes për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës.

Gjatë përleshjeve janë plagosur edhe tre serbë lokalë.
XS
SM
MD
LG