Ndërlidhjet

Gjermania ekstradon vrasësin e dyshuar kanadez


Luka Roko Magnota
Luka Roko Magnota
Prokurorët në Gjermani thonë se kanadezi i dyshuar për vrasjen dhe gjymtimin e një studenti kinez ka të ngjarë të ekstradohet javën e ardhshme.

Luka Roko Magnota, aktor në filma pornografikë, është arrestuar më 4 qershor në Berlin.

Ai akuzohet se ka vrarë të dashurin e tij kinez dhe e ka xhiruar vrasjen.

Policia në Montreal thotë se po heton një vrasje të ngjashme, që ka ndodhur dimrin e kaluar në Los Anxheles, në kohën kur Magnota dihet se ka qenë në SHBA.

Magnota ka ikur nga Kanadaja më 26 maj, duke udhëtuar së pari në Paris dhe më pas në Berlin.
XS
SM
MD
LG