Ndërlidhjet

Spin-off special: Rrëfim (jo) i suksesshëm


Në mesin e ndërmarrjeve të privatizuaraa me spin-off special është edhe Hoteli Grand, të cilit i janë marrë aksionet nga AKP-ja.
Në mesin e ndërmarrjeve të privatizuaraa me spin-off special është edhe Hoteli Grand, të cilit i janë marrë aksionet nga AKP-ja.
Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore me metodën e spin off-it special, ka qenë storie e suksesshme, për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, përderisa përfaqësues të punëtorëve dhe njohës të çështjeve ekonomike, e quajnë proces gati të dështuar.

Sipas zyrtarëve të AKP-së, që nga viti 2005, kur ka nisur privatizimi i parë me metodën e spin off-it special, janë privatizuar 24 ndërmarrje, që nënkupton mosndryshimin e veprimtarive të tyre.

Zëdhënësi i AKP-së, Yll Kaloshi, thotë se shumica e ndërmarrjeve pas privatizimit kanë ndikuar në krijimin e kushteve dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend, por ka edhe të atilla që për shkak të mospërmbushjes së obligimeve, rrezikojnë t’i nënshtrohen riprivatizimit.
Metoda e spin off-it special në disa raste ka dhënë rezultate, por ka dhënë edhe telashe të shumta në disa ndërmarrje të tjera...

“Metoda e spin off-it special në disa raste ka dhënë rezultate, por ka dhënë edhe telashe të shumta në disa ndërmarrje të tjera, të cilat kanë vështirësi të mëdha në përmbushjen e obligimeve të marra në bazë të kontratës së nënshkruara”, thotë Kaloshi.

Disa nga ndërmarrjet e privatizuara me metodën e spin off -it special, që sipas AKP-së, kanë treguar rezultate të dukshme, janë Ferronikeli, M& Silos, Birraria e Pejës,Trofta, si dhe Hotel “Theranda”

Por, ka edhe ndërmarrje që pas privatizimit nuk kanë arritur t’i përmbushin obligimet e kërkuara në bazë të kontratës. Për këtë çështje, AKP-ja tashmë ka marrë aksionet e ndërmarrjes së re, “XIM Strezovc” dhe aksionet “Grand Hotel Prishtina”

Edhe përfaqësues të punëtorëve thonë se procesi me metodën e spin-off-it special, nuk ka treguar rezultatet e pritshme.

Ali Dragusha, nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës, thekson se një numër i konsiderueshëm i ndërmarrjeve, pas privatizimit nuk kanë zhvilluar afarizëm të suksesshëm, madje, sipas tij, disa ndërmarrje kanë ndërruar edhe veprimtarinë e tyre.
Nuk mund të themi se është tërësisht i dështuar ai proces...

“Nuk mund të themi se është tërësisht i dështuar ai proces, por nuk ka pasur një progres të veçantë apo të theksuar për zhvillimin e ekonomisë kosovare, veçanërisht interesin e punëtorëve”, shprehet Dragusha.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, thonë se me përjashtim të disa rasteve, procesi mund të quhet i dështuar.

Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lira, thotë se forma e spin off-it special që në fillim ka qenë e imponuar, dhe për këtë arsye nuk ka treguar rezultate.

Për këtë çështje ai fajëson ish-Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, por edhe Agjencinë aktuale të Privatizimit, që, sipas tij, ndërmarrjet e privatizuara kanë mbetur në ndërgjegjen e investitorëve.

“AKM-ja më herët, dhe AKP-ja e tanishme gati që nuk kanë punuar në harmoni shumë me ligjin, duke marrë parasysh zbatueshmërinë e atyre dokumenteve që kanë qenë në fakt akte formale juridike, pozitive në fuqi”, thekson Ramosaj.

Ndryshe, edhe në fillim të zbatimit të metodës së spin off- it special, përfaqësues të punëtorëve dhe ekspertë të ekonomisë, patën paraqitur vërejtje të shumta lidhur me këtë lloj të privatizimit, pasi, sipas tyre, kjo metodë lë shumë hapësirë për korrupsion.
XS
SM
MD
LG