Ndërlidhjet

Kina dhe SHBA-të i arrestojnë 26 persona


Shënimi i prodhimeve kineze
Shënimi i prodhimeve kineze
Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë arrestuar 26 vetë gjatë një hetimi të përbashkët për një unazë trafikantësh të armatimit, që dyshohet se kanë kontrabanduar armë në Kinë.

Ministria e sigurisë publike në Kinë tha se 23 të dyshuar janë arrestuar në 16 provinca kineze dhe qytete, me ç’rast janë konfiskuar 93 armë, sasi e madhe pjesëve të armëve, dhe më se 50 mijë plumba.

Policia amerikane i ka burgosur tre persona të dyshuar se kanë dërguar shumë artikuj ilegalë, që ishin deklaruar me emra të rrejshëm në dokumentet doganore.

Ambasada amerikane në Kinë e ka lavdëruar aksionin e përbashkët në hetime.
XS
SM
MD
LG