Ndërlidhjet

Marnjakut i zgjatet mandati edhe katër muaj


Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnjak.
Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnjak.
Shefit të EULEX-it, Ksavier de Marnjak, i është zgjatur mandati për katër muaj, për shkak të nevojës për vazhdimësinë e menaxhimit të misionit të BE-së, gjatë procesit të riorganizimit.

Këtë e ka konfirmuar për mediat serbe Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.

Kocijançiq ka thënë se është në zhvillim e sipër procedura për zgjedhjen e shefit të ri të EULEX-it, i cili do të zëvendësojë Marnjakun në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG